75 Mall Live Search
16:21 / E Diele, 25 Shtator 2022 / AR

Rekord botëror, John Cena futet në librin Guinness

Aktori amerikan John Cena, ka thyer rekord duke hyr në librin e Guinness.

Aktori mban rekord botëror përmes fondacionit Make A Wish, ku ka realizuar gjithsej dëshirat e 650 fëmijëve, transmeton Indeksonline.

Siç raportojnë mediat e huaja, Cena është personazhi më i kërkuar për urime.

Fondacioni Make-A-Wish është një organizatë jofitimprurëse që ndihmon në përmbushjen e dëshirave të fëmijëve që janë diagnostikuar me sëmundje.

Duke synuar fëmijët nga mosha 2 deri në 18 vjeç, ata mund të zgjedhin të takojnë një personazh të famshëm, të shkojnë në një ngjarje apo edhe t’i bëjnë një dhuratë dikujt./Indeksonline/