Rekord botëror, ndeshja kualifikuese përfundon me rezultat 46-0!

Ndeshja e fazës së grupeve në Lojërat e Paqësorit e zhvilluar dje në mes të Vanuatus dhe Mikronezisë ka prodhuar një rezultat për rekord. Vanuatu e ka mposhtur Mikronezinë me rezultat 46-0.
Vanuatu po fitonte 38-0 pas 66 minutash lojë, para se të arrinte fitoren me rekord, 46-0. Mikronezia kishte humbur më parë 30-0 nga Tahiti dhe 38-0 nga Fixhi.
As fitorja historike e Vanuatus nuk i hyri në punë për kualifikim ngase Tahiti dhe Fixhi luajtën një barazim 0-0 që do të thotë se Vanuatu përfundoi i treti dhe nuk arriti të kualifikohej në gjysmëfinale./Indeksonline/