75 Mall Live Search
15:30 / E Enjte, 08 Janar 2026 / AR

Rekord historik i Big Brother VIP Kosova 4: Mbi 4 miliardë shikime për vetëm 50 ditë

Big Brother VIP Kosova, edicioni i katërt, po shënon suksese të jashtëzakonshme në hapësirën digjitale, duke vendosur një rekord të ri shikueshmërie në historinë e formatit.

Për vetëm 50 ditë transmetim, BBVK 4 ka gjeneruar gjithsej 4.1 miliardë shikime në katër platformat kryesore sociale: Facebook, Instagram, YouTube dhe TikTok. Kjo shifër konsiderohet rekord absolut në raport me edicionet e mëparshme.

Për krahasim, në sezonin e kaluar, Big Brother VIP Kosova 3, u arritën rreth 5 miliardë shikime në total gjatë gjithë sezonit, ndërsa edicioni aktual është shumë pranë kësaj shifre brenda vetëm 50 ditëve.

Këto statistika dëshmojnë interesimin jashtëzakonisht të madh të publikut për BBVK 4, ndikimin e tij në rrjetet sociale dhe fuqinë që formati ka fituar në hapësirën digjitale, duke e kthyer këtë edicion në një nga më të ndjekurit ndonjëherë.

Me ritmin aktual të shikueshmërisë, pritet që Big Brother VIP Kosova 4 të thyejë çdo rekord të mëparshëm deri në fund të sezonit.