22:30 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / Gj. Sh

Rekord historik, kjo është hipermakina elektrike më e shpejtë në botë (VIDEO)

Vetura elekrike Aspark SP600, është hipermakina më e shpejtë në botë.

Sipas Racelogic V-Box, kjo veturë arriti një shpejtësi prej 438.7 km/h, duke thyer rekordin e Rimčeva Nevara, që kishte shpjetësi 26.7 km/h, shkruan IndeksOnline.

Aspark SP600 u prodhua në Itali, në bashkëpunim me Manifattura Automobili Torino, dhe u shty në kufi në ATP në Papenburg. Është pista gjermane e testimit ku Nevera vendosi rekordin e mëparshëm në vitin 2022 dhe 23 rekorde shtesë një vit më vonë.

Në timon ishte Marc Basseng, një shofer gjerman 45-vjeçar, i cili vendosi një rekord në Nürburgring në vitin 2010, duke kaluar vijën e finishit me një Pagani Zonda R për 6 minuta e 47 sekonda.

Ai arriti një shpejtësi prej 438.7 km/h në një pjesë të sheshtë të pistës rreth 3.8 kilometra të gjatë. Në përpjekjet e mëparshme, makina arriti shpejtësi 420.8 km/h dhe 430 km/h, përpara vrapimit të fundit dhe më të suksesshëm.

Detajet rreth makinës nuk janë zbuluar, por prodhuesi thotë se është një automjet i ri dhe jo një variant i modelit të mëparshëm Owl. SP600 është një prototip i pajisur me goma të zhvilluara posaçërisht për këtë makinë nga Bridgestone./IndeksOnline/