19:28 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / k.v

Rekord historik në boks, nokauton kundërshtarin për 11 sekonda

Ndeshja e boksit e zhvilluar në Belfast mes afrikanojugorëve Zolani Tete dhe Soiboniso Gonya ka hyrë në historinë e këtij sporti.

Kjo për faktin se Tetes iu deshën vetëm 11 sekonda për të hedhur në nokaut kundërshtarin e tij në këtë duel për titullin botëror duke vendosur një rekord historik.

Rekordi i mëparshëm ishte 17 sekonda dhe i takonte ish-kampionit të botës për peshat super të lehta Daniel Jimenez në përballjen me Harald Geier, transmeton TCH.

“E dija që Goniya nuk do të rezistonte, fitova me sulmin e parë”, tha Tete, i cili më pas konfirmoi dëshirën e tij për të sfiduar irlandezoveriorin Ryan Burnett, kampion botë në kategoritë IBF dhe WBA për të unifikuar titujt.