Rekord i ri, albumi i Dua Lipës më i dëgjuar i vitit

Artistja shqiptare, Dua Lipa ka shënuar edhe një tjetër sukses të madhë botëror me albumin e saj të fundit.
25 vjeçarja në një postim në InstaStory ka njoftuar adhuruesit për suksesin e radhës të albumit “Future Nostalgia”.
Sipas njoftimit albumi i Duas ka shënuar një rekord të ri, duke u bërë më i dëgjuari në “Spotify”, në kategorinë e femrave.

“Future Nostalgia nga Dua Lipa është albumi më i dëgjuar i një femre në vitin 2020 në Spotify me mbi 2.4 miliardë dëgjime”, thuhet në postimin që ka bërë këngëtarja prishtinase.
Ndryshe, rikujtojmë që Dua pas albumit të lansoj gjatë kohës së pandemisë, ka sjellur edhe disa këngë të reja që poashtu u pëlqyen nga publiku./Indeksonline/
