Rekord i ri, bitcoin u rrit në 126 mijë dollarë

Bitcoin (BTC) u rrit në 126,223 dollar të hënën, duke shënuar një rekord tjetër ndërsa mbyllja e Qeverisë amerikane, dobësimi i dollarit dhe rritja e flukseve në ETF u bashkuan për të ngushtuar furnizimin dhe për të zgjatur rallinë.
Në momentin e shkrimit, kriptomonedha tregtohet mbi 124,000 dollarë, duke u mbështetur në një rritje javore prej 15 për qind, që ka ngritur më lart edhe monedhat e tjera kryesore.
Në anën tjetër, bitcoini ka thyer rekorde në termat e euros dhe frangës zvicerane, duke kaluar përkatësisht 106,000 euro dhe 99,600 franga zvicerane, si dhe në Japoni. Kryeministri i ri i vendit aziatik po sinjalizon një rikthim te politikat e stilit Abenomics, gjë që përforcon narrativën e tregut për kushte më të lehta likuiditeti në të ardhmen, siç vuri në dukje Omkar Godbole i CoinDesk të hënën.
Tregu më i gjerë gjithashtu mori hov, duke ndjekur drejtimin e bitcoin-it, sipas CoinDesk.
Ether u rrit me 4 për qind në 4,700 dollarë, niveli më i lartë në tri javë, ndërsa tregtarët po synojnë intervalin 4,800 deri në 5,000 dollarë nëse momenti vazhdon.