16:19 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rekord i ri në basketbollin kosovar, Marigona Rushiti shënon 116 pikë

Basketbollistet e Prishtinës kanë shënuar fitore bindëse në udhëtim te Vushtrria me rezultat 126:31, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7të të Kampionatit të Kosovës në basketboll për femra.

Përveç rezultatit tepër bindës, e veçanta e kësaj ndeshjeje ishte edhe fakti që basketbollistja e skuadrës kryeqytetase, Marigona Rushiti i ka shënuar plot 116 pikë, duke vendosur rekord të ri në basketbollin kosovar.

Interesant është edhe fakti se e gjithë pjesa tjetër e skuadrës i ka shënuar vetëm 10 pikë.