75 Mall Live Search
15:20 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rekord i testeve të Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rastet e personave që kanë rezultuar pozitiv në mbarë vendin nga Covid-19, atyre që janë shëruar dhe atyre që kanë përfunduar me fatalitet gjatë 24 orëve të fundit, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo ajo që bie në sy, nga ky njoftim është numri më i lartë i testimeve që janë bërë për qytetarët e që deri më tani nuk ka qenë në këtë shifër.

Janë saktësisht 534 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, e që paraqet shifër rekord.

Se një gjë e tillë do të ndodh ka paralajmëruar edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili ka thënë se janë duke punuar në drejtim të shtimit të testimeve në mbarë vendin, në mënyrë që çdo qytetarë të ketë qasje falas në këto teste.

Ndryshe  përveç në IKSHPK, tashmë janë lincencuar edhe rreth 100 laboratorë privat e të cilat kryejnë testime për qytetarët, për të kuptuar nëse janë të prekur ose kanë qenë nga virusi Covid-19./IndeksOnline/