75 Mall Live Search
17:43 / E Premte, 31 Dhjetor 2021 / MSH

Rekord i zi: Mbretëria e Bashkuar raporton 189,846 raste me COVID

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 189,846 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, një rekord i ri i lartë në pandemi, sipas të dhënave të qeverisë.

203 persona të tjerë kanë vdekur brenda 28 ditëve nga koronavirusi.

Të dhënat krahasohen me rekordin e djeshëm prej 189,213 rastesh.

Rreth 2.3 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar ishin me COVID deri në javen e 23 dhjetorit, një rritje e konsiderueshme nga 1.4 milionë javën e kaluar, raporton SkyNews.

Ndërkohë, shifrat e reja tregojnë se gjithsej 397,554 doza përforcuese dhe të treta të një vaksine COVID u raportuan në Mbretërinë e Bashkuar të enjten.

Më shumë se 33.9 milionë doza përforcuese dhe të treta janë administruar tani në të gjithë vendin, me 1.6 milionë në shtatë ditët e fundit.