75 Mall Live Search
12:17 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / OSH

Rekord infektimesh me COVID-19 në Gjermani

Në Gjermani, autoritetet po regjistrojnë një numër rekord infektimesh nga COVID-19.

Sot autoritetet regjistruan shifrën më të lartë të të infektuarve me koronavirus: 39,676.

Kjo shifër thyen rekordin e së premtes së kaluar prej 37,120 rastesh.

Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 236 viktima nga virusi.

Instituti për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve “Robert Koch” tha se incidenca shtatëditore që tregon numrin e infeksioneve të reja për 100,000 banorë është rritur në 232.1, krahasuar me 146.6 një javë më parë dhe 66.1 një muaj më parë.