22:27 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rekord klikimesh nga Nicki Minaj, në vetëm tre ditë

Këngtarja më e pëlqyer viteve të fundit në shoëbizin botëror Nicki Minaj, ka thyer një tjetër rekord personal, në vetëm tri ditë ka marrë 22 milionë klikime në Youtube.

Artistja amerikane ka sjellur me 8 nëntor projektin e saj të ri në bashkëpunim me Karol G të titulluar “Tusa”, shkruan  Indeksonline.

Për fat të keq kënga nuk është në dispozicion për rrethinën dhe Kosovën, ndërsa kjo këngë mund të ndëgjohet në ndonjë website tjetër.

Kjo nuk është hera e vetme që Youtube bllokon çasjen për këngët dhe hitet botërore për Ballkanin./Indeksonline/