08:03 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rekord- Korriku “margjinalisht’ muaji më i nxehtë

Sipas një analizë të të dhënave globale të temperaturës, thuhet se muaji korrik margjinalisht mund të quhet si muaji më i nxehtë.

Vlerësimi u bë nga studiuesit e Shërbimit të Ndryshimit të Klimës në BE.

Konfirmimi për një rekord të ri do të bëhet të hënën pasi të del analiza e plotë.

Shkencëtarët thonë se është shenja e fundit që Toka po përjeton ngrohje të pashembullt, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Të dhënat e reja të përpiluara nga C3S përfshijnë vëzhgime nga satelitët dhe stacionet me bazë tokësore.

Shifrat e korrikut kanë të ngjarë të jenë më të lartat të regjistruara deri tani nga kjo organizatë./Indeksonline/