Rekord/ Liria aktivizoi 6 futbollistë të huaj kundër Feronikelit
Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Superligë, që një skuadër të nis ndeshjen me 6 futbollistë të huaj.
Trajneri i Lirisë Vicenco Alberto Annese inkuadroi nga fillimi 6 futbollistë që nuk kanë pasaportë të Kosovës, Riasos, Jose, Ramirez, Vivas, Alberto dhe Martins, duke shfrytëzuar limitin e lejuar nga Federata e Futbollit.
Por pas ndeshjes Alberto u ankua që futbollistët e tij ende nuk e kanë mësuar mentalitetin e futbollit dhe referimit në Kosovë. Liria u mposht 2-0 nga Feronikeli. /Indeksonline/