Rekord nga Nedim Bajrami, shitet fanella e tij për më shumë se 6 mijë dollarë

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka thyer edhe një rekord tjetër, por këtë herë jashtë sportit të futbollit.
Fanella e Bajramit që e kishte veshur në ndeshjen ndaj Italisë ku shënoi gol të shpejtë për 23 sekonda në Euron 2024, është shitur për një çmim të lartë, shkruan Indeksonline
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Në faqen e njohur, “matchwornshirt”, kjo fanellë është shitur më shumë se 6 mijë dollarë, që është një rekord i ri i shitjeve nga lojtarët e Kombëtares “kuqezi”.
Fanella e dytë e shitur më e shtrenjtë në ndeshjen me Italinë është ajo e Armando Brojës, 887 dollarë./Indeksonline/