Rekord shifrash në Ambulancën Specialistike/ Për pesë muaj u paraqiten mbi 70 mijë pacientë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, respektivisht në Ambulancat Specialistike, është shënuar rekord shifrash të vizitave gjatë periudhës janar-maj 2022.
Sipas raportit të punës, u kryen 70 mijë e 227 vizita.
Më së shumti pati në muajin mars, në të cilin janë realizuar 17 mijë e 27 vizita ambulantore- specialistike.
Kurse gjatë muajit janar kishte 11 mijë e 695 vizita në ambulancat specialistike, më së paku për këtë periudhë kohore.