19:28 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rekord zjarresh në Kaliforni, digjen më shumë se 4 milionë hektarë

Zjarret në të gjithë Kaliforninë kanë djegur më shumë se 4 milion hektarë këtë vit, tha të dielën agjencia e zjarrit e shtetit.

Kjo është më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm të vendosur në 2018, sipas Cal Fire, shkruan Edition, transmeton Indeksonline.

Cal Fire në një deklaratë tha se më shumë se 16,500 zjarrfikës po përpiqen të mbajnë në kontroll 23 zjarre të mëdha dhe të shtunën iu përgjigjën 27 zjarreve të reja.

“Tridhjetë e një njerëz kanë vdekur deri më tani këtë vit nga zjarret, më shumë se 8,454 struktura janë shkatërruar dhe rreth 100,000 njerëz u është dashur të evakuohen”, tha Cal Fire.