75 Mall Live Search
23:21 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / Blerim

Rekordi fantastik i Anglisë në EURO20, askush s’e ka bërë këtë…

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar gjysmëfinalen e madhe të Kampionatit Europian EURO20.

‘Tre Luanët’ deri në gjysmëfinale kanë shkuar pa pranuar asnjë gol, në pesë ndeshje, shkruan IndeksOnline

Kjo statistikë është rekord në histori të EURO-ve. Këtë s’e kishte bërë asnjë ekip më parë.

Anglia nisi kampanjën e EURO20 me fitore minimale 1 me 0 kundër Kroacisë, për të vazhduar më pasë me barazimin 0 me 0 kundër Skocisë, 1 me 0 fitore kundër Çekisë, fitore 2 me 0 kundër Gjermanisë dhe fitore 4 me 0 kundër Ukrainës.