20:26 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rekordi i Arsenalit mbetet vetëm ëndërr e Liverpoolit

Liverpool është njoftuar me humbjen në këtë sezon në Premierligë.

Është Watfordi ai i cili ia doli ta mposht të “pamposhturit” e Jurgen Kloppit me rezultat bindës 3:0.

Dy gola të Sarr dhe një i Deeneyt shuan ëndrrën e Liverpoolit për ta thyer rekordin e Arsenalit për ndeshje pa humbje, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, Liverpooli mbetet ende lider me 79 pikë, 22 më shumë se City i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kurse Watfordi ka kaluar nga pozita e parafundit në atë të 17-tën me këto tri pikë tejet të rëndësishme./Indeksonline/