75 Mall Live Search
22:59 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rekordi i Ballkanit si mysafirë për ‘msysh’ – kanë shënuar më pak gola se vendi i fundit

Skuadra e Ballkanit këtë sezon ka qenë ekipi që i ka befasuar të gjithë kritikët e futbollit kosovar.

Ata për momentin gjenden në pozitën e dytë me 45 pikë, një më pak se Drita që është në vendin e parë, transmeton Indeksonline.

Por, Ballkani si vendas dhe ai si mysafirë ka dallim sikurse dita me natën.

Si vendas, ekipi nga Suhareka ka 10 fitore e 2 barazime, por rekordi si mysafirë i Ballkanit është tjetër tregim.

Ata në ndeshjet jashtë Suharekës kanë 3 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje. Ajo që është më e keqe është rekordi i golave të shënuara.

Sulmi i skuadrës së Munishit në ndeshjet si mysafirë është inekzistent. Ballkani ka shënuar vetëm 6 gola dhe ka pësuar 7 sosh.

Edhe skuadra e fundit në tabelë, Dukagjini ka më shumë gola të shënuar si mysafirë se Ballkani.

Ballkani dhe Vushtrria kanë sulmet më të dobët në ndeshjet si mysafirë.

Nesër Ballkani do të jetë mysafirë i Flamurtarit që si vendas i kanë vetëm 2 humbje këtë sezon.

Flamurtari po ashtu arriti ta mposhtë në ndeshjet e fundit Ballkanin./Indeksonline/