75 Mall Live Search
13:15 / E Martë, 20 Shtator 2022 / C E

Rekordmeni kosovar largohet padrejtësisht nga Kampionati Ballkanik, shkak procedurat e mundimshme të vizave

Atleti nga Peja, Sejdi Blakaj, 40-herë Kampion i Kosovës në hedhjen e diskut, kishte planifikuar që ditëlindjen e 65-të të tij, ta festojë me medalje të artë ballkanike sepse ishte i kualifikuar dhe i stërvitur maksimalisht për gara në kampionatin ballkanik të veteranëve në atletikë.

Mirëpo, në momentin e fundit Blakaj vendosi që ta bojkotoi garën e madhe të Selanikut, që do te mbahet nga 22-25 Shtator 2022 (Selanik, Greqi), për arsye të procesit shumë të mundimshëm të aplikimit për vizë.

Në një reagim të tij, Sejdi Blakaj ka thënë se qytetarët e Kosovës po konsiderohen si “vrima e fundit e kavallit”, shkruan Indeksonline.

Deri kur kosovarët do të trajtohen si ‘’vrima e fundit e kavallit? Për pjesemarrje në këtë garë na janë kërkuar ‘’një thes letra’’ – për një vizë – dhe atë për vetëm 3 ditë izë! O Zot i madh deri kur më? Në rastet si ky, Migjeni ynë i madh do të lutej me fjalët: “Të lutem o Perëndi buken tonë të nesërme – falna sot”! Është më të vërtetë për dhimbje, se si trajtohen sportistet dhe në përgjithësi qytetarët shqiptar të Kosovës në kontinentin tonë! Unë jamë regullisht në strëvitje dhe mezi e prisja atë sfidë, por të malltretohesh me ditë apo javë të tëra për një vizë 3-ditore në një vënd fqinjë, është vërtetë e turpshme dhe njëkohësisht nënvlerësuese për çdo sportist! Dhe krejt ne fund: ‘’Quo vadis Europe’’?”, ka thënë Blakaj në reagimin e tij.

Edhe pse ka menaxhuar sportistë të shumtë e kampion të mëdhenj të botës në sporte të ndryshme, menaxheri i njohur kosovar, Luan Dreshaj e konsideron Blakajn si idollin e tij.

Në një prononcim për Indeksonline, Dreshaj ka thënë se me kushtet që ai është stërvitur në Kosovë, është frymëzim për të gjitha gjeneratat.

Unë kam bashkëpunuar deri tani me shumë kampion të botës në sporte të ndryshme dhe nga secili Kampion kam mësuar diçka, por Idoli imë më i madhë që e kam në boten e sportit, njeriu nga i cili kam mësuar më së shumti dhe frymëzimin më të madh që e kam fituar për sportin, është Daja im, Kampioni i Dekadave, Sejdi Blakaj. Mënyra se si është zhvilluar Sejdi Blakaj si sportist me përmasa botërore, në kushte të mjerueshme të Kosovës, vullneti i tij i pandalshëm për sportin dhe për te jetuar e ushqyer si një sportist profesionist sikur gjatë rinisë ashtu edhe në moshën që e ka tani, e bëjnë kampionin Sejdi Blakaj shumë të veçantë. Mirëpo çka shumë kushë ndoshta nuk e di, është se, Sejdi Blakaj është një Enciklopedi e vërtetë! Janë qindra e ndoshta mijëra Libra të cilat Sejdi Blakaj i ka lexuar deri tani dhe nuk ndalet së lexuari kurrë, thesari i tij i diturisë është i pafundë, këshillat e tij sikur për jetën e sportit ashtu edhe për jetën personale janë jashtëzakonisht shumë të vlefshme dhe frymëzuese, ndërsa zemra e tij e madhe për bamirësi është ajo që e bën Kampionin, Legjendë të vërtetë! Unë vërtetë jamë shumë krenar me Dajen Sejdi”, ka thnë Dreshaj për Indeksonline.

Përndryshe, Sejdi Blakaj, është Gjykatës në Gjykatën e Komunës së Pejës për më shumë se tre dekada dhe është një ndër qytetarët më të adhuruar në Qytetin e Pejës. /IndeksOnline/