13:40 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rekrutët e NATO-s me ushtrime të veçanta për gjuajte me snajper nga malet

Fotografi të shumta janë shpërndarë së fundi ku tregojnë ushtarët e NATO-së, nga tetë vende që stërviten për të shtëna nga lartë në Alpet austriake.

Ushtarët snajeperistë nga Belgjika, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda, Norvegjia, Sllovakia dhe Shtetet e Bashkuara morën pjesë në kampin e trajnimit ‘Hochlifzen’ për të praktikuar të shtënat në objektiva të caktuar nga lartësia malore, transmeton Indeksonline.

Trajnimi, i cili përfshin hedhjen e të shtënave nga lartësia deri në 6 mijë e 500 metra, kërkon që ekipi snajper të kuptojë se sa duhet që plumbi të bjerë në vendin e duhur.

Rekrutët duhej të mbanin një snajper, qindra raunde municionesh, trekëmbësh, pajisje për alpinizëm dhe pajisje gjumi, ujë dhe ushqim për kohën sa qëndronin në mal./Indeksonline/