75 Mall Live Search
14:51 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Rektorët: Vendimi i KShC-së arbitrar dhe antiligjor

Rektorët e Universiteteve Publike në Kosovë kanë reaguar në lidhje me tërheqjen e akreditimeve të disa programeve nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës.

Në njoftimin nga Konferenca e Rektorëve mbi vendimin e KShC-së, nënshkruar nga rektorët e Universiteteve publike të Kosovës, një vendim i tillë konsiderohet si arbitrar dhe antiligjor.

Aty theksohet se një vendim i tillë ndikon që të mbyllen përafërsisht 40% të programeve që përfshinë 70% të studentëve. Ani pse, sipas tyre këto programe kanë akreditim valid.

Në këtë njoftim konsiderohet se AKA ka aplikuar standarde shtesë të cilat nuk janë paraparë në momentin e akreditimit, duke i cekur të gjitha në arsyetimin e lëshuar për media./Indeksonline/