15:47 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Rektori Hajrizi nderohet me çmimin “BOOKS for PEACE 2022”

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është nderuar nga grupi i asociacioneve FUNVIC, Brasil club Unesco BFUCA-WFUCA Europe, ANASPOL dhe IADPES, me çmimin ndërkombëtar “BOOKS for PEACE 2022”.

Rektori Hajrizi është nderuar me këtë çmim, për kontributin dhe angazhimin e madh në arsim, si dhe për zhvillimin e aktiviteteve të shumta të rëndësishme në fushën e inovacionit dhe të teknologjisë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është nderuar në kuadër të edicionit të gjashtë të çmimit “BOOKS for PEACE 2022”, në të cilin nderohen artistë, shkrimtarë, personalitete nga bota fetare, politike, sociale, humanitare, njerëz dhe organizata që veprojnë për ndërtimin e paqes.