Rektori Sahiti, me lutje për studentët: Ruani distancën dhe mbani maskën

Studentët e rinj, që nga 8 tetori, po i kryejnë procedurat e fundit për t’u bërë pjesë e UP-së. Që të informohet nga afër rreth procesit të regjistrimeve, rektori, prof. dr. Naser Sahiti, ka vizituar sot zyrën qendrore të shërbimit studentor të UP-së, me ç’rast stafi përgjegjës e informoi rektorin që ky proces po rrjedh sipas planifikimeve.
“Rektori i luti studentët e rinj që ta ruajnë distancën dhe ta mbajnë maskën, për t’u kujdesur kështu për shëndetin e tyre dhe të kolegëve përreth”, thekson njoftimi i UP-së në Facebook.