13:26 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rektori Stavileci ishte pranë studentëve në kohërat më të vështira

Është përkujtuar sot në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta, profesori dhe rektori i Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci. Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës ka mbajtur orë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprave të rektorit Statovci, ku është përmendur angazhimi i tij i vazhdueshëm për universitetin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Prorektor Luljeta Badivuku tha që edhe sot e kësaj dite, profesor Statovci mbetët shembull për te gjithë.

“Figura si rektori Statovci janë nga ato që historia ruan faqe të veçantë nderi për to. Të gjithë ata që e njohëm, ai paraqiste figurën e një intelektuali e ishte pranë universitetit, popullit dhe studenteve, duke iu prirë ndryshimeve më të nevojshme e pozitive në vend, në kohërat më të vështira”, tha ajo.

E profesori Avdullah Aliu, bashkëpunëtor i profesor Statovcit tha se ai u angazhua gjithmonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Profesor Statovci në mënyrë të shkëlqyeshme hyri në botën e ndërlikuar të drejtësisë, adhuronte botën shkencore. Entuziasti i tij për punë shkencore dhe kombëtare ishin prezent tek ai deri në ditën e fundit të jetës së tij. Profesor Statovci kontribuoi edhe në afirmimin e kuadrove të reja. Ai u angazhua edhe në aktivitete që kishin për qëllim barazinë dhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Pas orës përkujtimore, do të bëhen homazhe pranë varrit të profesor Statovcit.