11:02 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rektori u ngre kurth studentëve: Fut fshehurazi Ramën në takim

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranë ka njoftuar një takim gjatë ditës së sotme me studentët për të folur mbi kërkesat e tyre.

Studentët kanë shkuar në takim me rektorin, por ata nuk e dinin se ai i kishte përgatitur një kurth duke ftuar fshehurazi aty edhe kryeministrin Rama, në mënyrë që ky i fundit të realizojë dialogun e shumë përfolur me ta.

Por, ky veprim i rektorit nuk ka kaluar në heshtje nga studentët, të cilët kanë ikur nga salla në formë protestë nga ky takim.

“Nuk na njoftoi njeri që do vinit ju sot në këtë mbledhje, unë po braktis mbledhjen sepse ju po na përçani”, u shpreh ajo.

“Ku e pret përgjigjen, duke ikur?”, iu përgjigj Rama.

“Ma thoni ju përgjigjen dhe të iki pastaj”, ia ktheu studentja.

“Rektori po na gënjen se nuk na tha që do vini ju dhe do kishim mbledhje me ju” tha ajo.

“Nuk ju ndryshojmë dot rregullat e mirësjelljes, nuk jeni të detyruar të riri nëse nuk doni të rrini”, tha Rama.