“Relaksohuni”, Gavi mesazh tifozëve të Barcelonës: Araujo s’largohet!

Skuadra e Barcelonës shënoi fitore të thellë (5:1) mbrëmë ndaj Real Betis në Kupën e Spanjës.
Pas ndeshjes, Gavi foli për vendimin e Roland Araujos për të qëndruar te klubi katalunas, shkruan Indeksonline
Araujo ishte shumë pranë marrëveshjes me Juventusin, por në sekondat e fundit diçka ia ndërroi mendjen.
“Ronald Araujo dëshiroi të qëndronte te Barcelona dhe sigurisht që do ta bëjë.
“Njerëzit mund të qetësohen, unë gjithmonë besoj te Araujo”, u shpreh Gavi që ishte një prej golashënuesve mbrëmë.
Araujo u respektua mbrëmë nga klubi i Barcelonës, pasi ia mundësuan prezantimin e titullit të Superkupës në stadium./Indeksonline/