Remi flet për herë të parë për takimin me Glaukun: Qysh bëhet kjo pyetje?
Rrustem Mustafa-Remi është deklaruar për herë të parë për takimin e djeshëm me Glauk Konjufcën.
Deputeti i ri i PDK-së ka folur për Indeksonline ka aluduar se ishte takim mes dy miqve.
I pyetur për arsyen e takimin, Remi ka qenë i prerë.
“Qka është kjo pyetje për takim mes miqve” ka thënë Mustafa. Deputeti llapjan nuk ka dhënë asnjë përgjigje nëse takimi me Konjufcën ka patur karakter politik./Indeksonline/

