19:45 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Remi pas intervistimit: Më pyetën nëse do mbroja UÇK-në, iu thashë që ajo më mbronë mua!

Pas përfundimit të intervistimit në Hagë, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi ka postuar një fotografi të realizuar nga IndeksOnline dhe një mbishkrim në rrjetin e tij social Facebook, pëcjellë Indeksonline.

Ndër të tjera, ai ka thënë ka treguar se pyetjes nëse do mbronte UÇK-në në Hagë, duke thënë ‘UÇK’ më mbronë mua’.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Përfundoj intervista në Hagë! 
Më pyetën nëse do të mbroja UÇK-në në Hagë! 
Unë nuk mbrojë UÇK-në. 
UÇK tani më mbron mua!”

Ndryshe, Remi ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe intervista zgjati mbi nënëtë orë.

Kujtojmë që IndeksOnline gjatë gjithë kohës iu ka raportuar nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon të sjellë lajme e imazhe nga Gjykata Speciale në Hagë./Indeksonline/