75 Mall Live Search
09:06 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Remi takon bashkëluftëtarët nga Lugina, i pranishëm edhe kryetari i Preshevës

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa-Remi është takuar me bashkëluftëtarët nga Lugina.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe i pari i komunës së Preshevës, Shqipëim Arifi, transmeton Indeksonline.

Në një fotografi të publikuar në Facebook, Remi tha se patën një bisedë vëllazërore për të arriturat në regjion.

Duhet përkujtuar që së fundi Remi është intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë, ku theksoi se ai  nuk do të mbrojë UÇK-në, por  se UÇK do e mbrojë atë.

Postimi i plotë:

Bashkë me Selim Krasniqi dhe bashkëluftarët, takim me Shqiprim Arifi, Kryetar për Komunën së Preshevës.

Bisedë vllazërore për të arriturat në regjion!

Urime të mbara kryetar!