21:48 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Remi tregon se çka po dyshon Gjykata Speciale tek ushtarët e UÇK-së

Rrustem Mustafa, i njohur si Komandant Remi ka dhënë më shumë detaje për intervistimin e tij nga Prokurorët Special në Hagë .

Mustafa thotë se Gjykata Speciale interesohet veçanërisht për personat që kanë qenë të ndaluar nga UÇK’ja dhe që mbaheshin në qendra ndaluese.

Ai thotë se janë ngritur dyshime për ekzekutime e keqtrajtime brenda atyre qendrave, por që në të vërtet, gjëra të tilla s’kanë ndodhur kurrë.

“Me misionin e UÇK’s shpeshherë kanë rënë në ndesh edhe vetë ushtarët që kanë qenë pjesë e tij. UÇK’ja ka pasur qendra ndaluese për ta, mund t’i quajmë edhe burgje. Gjithkund ku ka pas njësi organizative të UÇK’së, ka pasur edhe qendra ndalimi. Në Gjykatë Speciale u interesuan për këtë. Jam i kënaqur me pritjen dhe organizimin atje. Besoj që atje do të mbyllen të gjitha të ligat që thuhen për UÇK’n. Nuk janë ekzekutuar ata që kanë qenë në qendra ndaluese”, ka thënë Komandant Remi në T7.

Komandanti i Zonës së Llapit ka qenë prej të parëve që janë ftuar nga Specialja për intervistim, si ‘dëshmitar i dyshuar’ siç ka thënë ai.