14:17 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Remzi Shala pas ftesës nga Specialja largohet nga shtëpia e tij?

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Remzi Shala i njohur me nofkën “Molla e Kuqe” pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale është larguar nga shtëpia e tij në fshatin Shirokë të Suharekës drejt një lokacion të panjohur.

Familjarë e fqinjë kanë konfirmuar që ai është larguar nga vendbanimi dhe se nuk dihet se ku ndodhet tani.

Në anën tjetër avokati i Shalës,Natal Bullakaj ka thënë për “Zëri”-n se as ai nuk ka ndonjë informacion se kundodhet.

Ai po ashtu ka treguar se nuk ka më kontakte me ish-pjesëtarin e UÇK-së nga dita e publikimit të ftesës nga Gjykata Speciale.

Kujtojmë se Remzi Shala dje ka konfirmuar që ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale por ka pranuar që nuk do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës./Zeri