16:41 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Remzia e Nexhati thonë “Falma” në bashkëpunimin e ri

Vëlla e motër kanë sjellur edhe një tjetër bashkëpunim ndërkombëtar.

Remzie dhe Nexhat Osmani kanë publikuar këngën e re “Falma” e cila erdhi edhe me videoklip, shkruan Indeksonline.

Për tekstin e këngës u kujdes Sebastjana Brecani, muzikën dhe orkestrimin e bëri Alban Arifi, ndërsa vklipi u realizua nga Full Moon Production.

Kujtojmë që dy artistët numërojnë disa bashkëpunime të suksesshme, ndërsa mbeten ndër më të kërkuarit për dasma dhe ahengje familjare.

Më poshtë kënga bashkë me videoklip./Indeksonline/