75 Mall Live Search
12:49 / E Mërkurë, 04 Gusht 2021 / OSH

Remzie Osmani i reagon Dua Lipës, vallëzoi nën tingujt e këngës së saj

Ylli i muzikës, Dua Lipa aktualisht ndodhet për pushime në Shqipëri.

Në bregdetin shqiptar, interpretuesja e shumë hiteve po argëtohet me muzikë popullore.

Ndërkohë, sot ka publikuar një video duke vallëzuar me këngën e Remzie Osmanit teksa kjo e fundit e ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram postimin e saj.

“Kënaqësi me e pa se si një yll boteror si Dua, është kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muzikën shqipe .Faleminderit Dua. Je yll”, ka shkruar Remzie Osmani.