75 Mall Live Search
14:27 / E Shtunë, 08 Mars 2025 / FR

Remzie Osmani merr urimin më të bukur nga nusja për 8 Mars

Gëzimja ka ndarë një moment të veçantë me vjehrrën e saj, Remzie Osmani, duke i dedikuar një mesazh të ndjerë me rastin e 8 Marsit.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan:

“Gëzuar 8 Marsin mam, jemi krenarë e shumë me fat që të kemi afër. Je ndihma ime e parë çdo herë. Të duam”

Edhe pse në urimin publik e quan “mam”, në fakt bëhet fjalë për vjehrrën e saj, me të cilën Gëzimja duket se ka një raport shumë të afërt.

Kjo marrëdhënie e ngushtë reflektohet edhe në foton e postuar, ku ato shfaqen të buzëqeshura në një ambient festiv.