17:22 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Remzie Osmani publikon projektin e ri

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Remzie Osmani po vazhdon të jetë tejet aktive me projektet muzikore.

Pak ditë pasi publikoj këngën ‘Nusja jonë’ ajo tashmë ka sjellur edhe një tjetër projekt

Remzie Osmani ka publikuar këngën e re ‘Çika jonë’ e cila u realizua në kuadër të xhirimeve për festa e fundvitit.

Për tekstin e këngës është përkujdesur Armand Trebickës, ndërsa për muzikën u kujdes Valter Beqo, Ë88-Records.

Kujtojmë që këngëtarja ka paralajmëruar edhe dy këngë tjera të cilat do të vijën në bashkëpunim, njëra me këngëtaren Fifi ndërsa tjetra me vëllain  e saj, Nexhat Osmani./Indeksonline/