20:23 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Remzije Hasani ka nevojë për ndihmë, për transplantin e veshkëve i duhen edhe 3 mijë euro

Remzije Hasani e lindur me 02.05.1964, banore e Prishtinës, tash e 20 vite vuan nga gurët në veshka.

Ajo ka pasur disa herë radhazi bombardime (thyerje) me lasser, e që i kanë kushtuar 1 mijë e 700 euro.

Të gjitha ushqimet që ajo konsumon duhet ta vjellë. Mjekët kanë udhëzuar që urgjentisht të dërgohet jashtë vendit për shërim, në Turqi. Sipas tyre, njëra veshk thuajse nuk i funksionon, kurse tjetra ka infeksion të thellë.

Transplanti i veshkëve kushton afër 40 mijë euro.

Me ndihmën e rrethit familjarë dhe bamirsave të shumtë për Remzijen janë siguruar 37 mijë euro. Për t’iu nënshtruar operacionit asaj i duhen edhe 3 mijë euro.

Bëhet thirrje që kushdo që ka mundësi t’i dalë në ndihmë asaj.

Numri xhirollogarisë : 2017000149887729 apo numri i tel : +38345834486