22:19 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / Gj. Sh

Renato Sanches kryen testet mjekësore tek PSG

Futbollisti Renato Sanches tani më mund të llogaritet si futbollist i ri i PSG-së.

Mediat franceze kanë raportuar se Sanches ka kryer me sukses testet mjekësore dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet ditën e enjte, shkruan Indeksonline.

 PSG raportohet se do ti paguaj 15 milionë euro skuadrës së Lille për Sanches.

Për 24-vjeçarin portugez në garë ka qënë edhe skuadra italiane Milan, por si duket oferta e PSG-së e ka joshur futbollistin./Indeksonline/