19:07 / E Martë, 28 Qershor 2022 / Gj. Sh

Renato Sanches zgjedh PSG-në si skuadër të re për sezonin e ardhshëm

Portugezi Renato Sanches dëshiron që nga sezoni i ri të luaj te skuadra e PSG-së.

Gazeta Le Parisen ka raportur se Sanches dëshiron absolutisht t’i bashkohet klubit nga kryeqyteti i Francës, raporton Indeksonline.

PSG janë të gatshëm ti pagujn skuadrës së Lille 10 milionë euro për shërbimet e Portugezit.

Sanches ka pasur marrëveshje me skuadrën italiane Milan, por si duket oferta e PSG-së, i ka ndryshuar mendjen dhe ka vendosur që nga sezoni i ri të jetë pjesë e parisieneve./Indeksonline/