75 Mall Live Search
16:12 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Renault Clio, makina e dytë më e shitur në Europë

Clio i ri është më i vogël nga jashtë dhe më i madh nga brenda, me një trup më të lehtë. Clio 5 është 14 mm më i shkurtër se versioni paraardhës, ndërsa çatia është 30 mm më e ulët. Trupi peshon 22 kg më pak.

Makina gjatë katër gjeneratave të mëparshme është bërë modeli më i shitur i Renault. Në fakt, Clio 4 i rriti shitjet çdo vit nga 2012-ta në 2018-ën për tu bërë makina e dytë më e shitur në Europë.

Arsyeja kryesore përse blerësit preferojnë Clio është dizajni, u shpreh Vincent Dubroca, menaxheri i produktit i Clio.

Interiori do të pësojë ndryshime më të mëdha. 70% e kohës është shpenzuar për ndërtimin e interiorit.

Clio do të jetë i disponueshëm me disa karakteristika të reja të sistemit të informacionit dhe ndihmësit të drejtuesit, të cilat do të jenë më të lehta për tu përdorur.

Sa fuqi do të ketë makina?
Makina do të bëjë debutimin me motorin 1.0 litërsh me aspirimin natyral me benzinë. Motori do të vijë me versione me 65 kuaj fuqi dhe 75 kuaj fuqi.

Motori 1.0 litërsh turbo do të ketë versionet me 99 kuaj fuqi dhe 129 kuaj fuqi. Gjithashtu do të ketë version të motorit 1.5 litërsh me naftë me 84 kuaj fuqi dhe 114 kuaj fuqi.

Në 2020-ën do të mbërrijë makina e parë hibride nga ana e Renault, me motor benzine me 89 kuaj fuqi. Kjo do të jetë e kombinuar me motorin elektrik me 40 kauj fuqi dhe baterinë 1.2 kWh.