14:12 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / A K

Renault – Vetura më e shitur në vitin 2021!

Të gjithë mendojnë se veturat më të shitura të vitit që lam pas janë ato të llojit Mercedes Benz, Audi dhe BMW, por jo nuk janë asnjëra prej tyre!

Drivezone si çdo vit edhe kësaj here na tregon më shumë për pesëshen e veturave më të shitura në Kosovë dhe ato janë: Renault, Skoda, Volkswagen, Dacia dhe Toyota.

Më specifikisht në vitin 2021 në Kosovë janë shitur 437 Renault, 383 Skoda, 379 Volkswagen, 309 Dacia dhe 304 Toyota.

Në total vetura me 00 kilometra janë të shitura 3454 përgjatë vitit 2021.

Pra zyrtarisht e themi se vetura e llojit Renault është vetura më e shitur përgjatë vitit 2021 dhe ka kaluar pragun e 400 njësive.

Veturën e parë më të shitur të vitit pra Renault si dhe veturën e llojit Dacia e cila po ashtu gjendet në pesëshen më të shitur i gjeni në Automita.

Lista e 15 veturave më të shitura gjatë vitit 2021:

Renault 437 vetura të shitura, Skoda 383 vetura të shitura, Volkswagen 379 vetura të shitura, Dacia 309 vetura të shitura, Toyota 304 vetura të shitura, Suzuki 268 vetura të shitura, Peugeot 218 vetura të shitura, Kia 188 vetura të shitura, Opel 136 vetura të shitura, Merecedes-Benz 134, Hyundai 123 vetura të shitura, Ford 112 vetura të shitura, Citroen 101 vetura të shitura, Audi 74 vetura të shitura, Fiat 59 vetura të shitura.