75 Mall Live Search
18:40 / E Diele, 12 Qershor 2022 / AR

“Rëndë po e paguan çmimin e lirisë Lul”, Mozzik publikon një foto te Kadri Veselit

Dita e sotme (12 qershor 2022) ka shënuar 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Në këtë datë janë përkujtuar fytyrat publike të cilët kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Reperi kosovar, Mozzik, ka publikuar një foto të Kadri Veselit duke shkruar që historia e ushtrisë çlirimtare të Kosovës është historia më e bukur që ka dëgjuar ndonjëherë.

Gjithashtu shtoi se ai po e paguan rëndë çmimin e lirisë.

Postimi i plotë:

“Sot 23 Vite ti me shokë keni marrë frymë thellë edhe keni thënë që ia dolëm ! 

Nuk ka histori më të bukur që kam ndëgjuar ndonjëherë se historia e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës .

Herën e fundit kur erdha met vizitu në Hagë , përderisa unë isha tu u mundu met dhënë kurajo e forcë , u përgjigje “O Gramoz unë kam mujt mos me kan hiç gjallë “ si plot shokë tanë.

Rëndë po e paguan çmimin e lirisë Lul , po pas qdo vështirësie vjen lehtësimi 🇦🇱 #KadriVeseli #UÇK

Urime dita e Çlirimit Kosovë !  #12Qershor”, shkroi reperi./Indeksonline/