Rendi i ditës për seancën e nesërme konstituive

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për seancën e nesërme konstituive e cila do të fillojë në ora 10:00, shkruan Indeksonline.
Rendi i ditës:
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës
Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit:
Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:
· Ueb faqes së Kuvendit,
· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe
· RTK-së, si medium publik.