75 Mall Live Search
14:45 / E Diele, 16 Prill 2023 / Gj. Sh

Rendi që nga mëngjesi, mitrovicasit duan bileta për ndeshjen e sotme, Trepça-Prishtina

‘Beteja’ në gjysmëfinale të “Play-off”-it vazhdon në fundjavë, ku zhvillohen ndeshjet e dyta.

Një super përballje pritet të dielën në Mitrovicë, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina.

Bardhkaltrit fituan duelin e parë 82:70, në një sfidë ku kishte shumë kthesa në rezultat, ndërsa atmosfera në “Minatori” pritet të jetë e zjarrtë, ashtu si ka qenë gjatë gjithë edicionit.