20:15 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

RENDITJA: 10 universitetet më të mira në botë për 2019

Times Higher Education (THE) ka bërë renditjen botërore të universiteteve më të mira për vitin 2019.

Universiteti i Oksfordit, universiteti më i vjetër ku flitet gjuha angleze, merr vendin e parë për të tretin vit me radhë, duke u renditur në renditjen e universiteteve më të mira botërore të publikuara sot. Universiteti i Kembrixhit është në vendin e dytë ndërsa Universiteti i Stanfordit është në vendin e tretë.

Azia vazhdon të rritet vrullshëm në renditjen e universiteteve më të mira në botë, respektivisht një vrull i kryesuar nga Kina.

Megjithatë, në 10 më të mirat vazhdojnë të mbetet universitetet nga Britania e Madhe dhe SHBA.

Në BE, Gjermania vazhdon të mbizotërojë me tetë universitete në 100 më të mirat, me LMU-n e Mynihut në vend të 32-të.

Franca ka vetëm dy universitete në 100 më të mirët, ndërsa Holanda shtatë. Belgjika është futur në listën e 100 më të mirëve vetëm me një universitet, KU Leuven. /IndeksOnline/