19:09 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Renditja e re: Amerikanët më të pasurit në botë, pastaj zviceranët

Një renditje e re ka treguar se zviceranët nuk janë më të pasurit në botë, duke u kaluar nga amerikanët.

Shifra mat pasurinë neto për banor, duke mos llogaritur borxhin që kanë. Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikanës kanë qenë në vendet e para në vitet e fundit, në analizën e bërë nga “Allianz”.

Qytetarët zviceranë ende gëzojnë pasurinë më të lartë bruto, në 266,318 €, krahasuar me 227,364 € në SHBA, por borxhi zviceran, kryesisht në formën e kredive të papaguara të hipotekës, është shumë më i lartë se në Amerikë, shkruan swissinfo.ch.

Zvicra është një nga katër vendet në Evropën Perëndimore, ku borxhi tejkalon prodhimin total ekonomik (128%). Vetëm Danimarka ka më shumë borxhe për banor (134.2%), përcjell tutje albinfo.ch.

Pasuria mesatare e zviceranëve ishte 173,438 € (CHF190,087) vitin e kaluar, në krahasim me 184.411 € për amerikanët.