11:11 / E Enjte, 22 Dhjetor 2022 / B O

Rënditja e re e FIFA-s, kampioni i botës nuk është në vendin e parë!

FIFA ka zbuluar zyrtarisht renditjen e saj së fundit dhe kryesimin e mban Brazili, edhe pas eliminimit nga Botërori i Katarit që në çerekfinale.

Argjentina kampione bote qëndron në vendin e dytë, ndërsa Franca finaliste në vendin e tretë. Më pas në renditje vijnë Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja.

Shqipëria ka fituar një pozicion duke u ngjitur në vendin e 66-ë, ndërsa Kosova në vendin e 107-të.