Renditja e re e FIFA-s, Shqipria ngritet, Kosova pëson rënie

FIFA ka ublikuar renditjen e kombëtareve të futbollit pas përfundimit të dueleve të muajit shtator.
Kombëtarja e Shqipërisë gjatë muajit shtator arriti të fitoj ndaj Polonisë dhe barazoi me Çekinë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “EURO 2024”, shkruan IndeksOnline.
Ky sukses ka bërë që kuqezinjët të ngriten për tre pozita në renditjen e fundit të FIFA-s.
Nga vendi i 65-të, Shqipëria tani renditet në vendin e 62-të.

Në anën tjetër, Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar rënie për dy pozita, pasi gjatë muajit shtator barazoi 2-2 me Zvicrën, ndërsa pësoi humbje 2-0 nga Rumani.
Kosova tani renditet në vendin e 111-të, ndërsa para këtyre ndeshjeve ishte në vendin e 109-të./IndeksOnline/