Renditja e re e UEFA-s: Spanjollët sundojnë Europën, Juventusi mban “gjallë” italianët
UEFA ka rifreskuar të dhënat në renditjen e klubeve pas ecurisë së tyre në Europë. Kreu padyshim që nuk ka pasur lëvizje këtë muaj, pasi Reali, Bauerni dhe Barcelona mbajnë tre vendet e para.
Në vendin e katërt dhe të pestë janë Aletico dhe Juventus, të cilat do të ndeshen të mërkurën në sfidën e tyre për Ligën e Kampionëve.
Nëse italianët kalojnë në fazën tjetër me shumë mundësi kalojnë dhe në këtë renditje të UEFA-s spanjollët. Në pesë vendet e para shohim një “diktat” të skuadrave spanjolle.

Ajo që bie në sy është se Sevilla është më lartë se Manchester City në këtë renditje. Përsa i përket skuadrave italiane Roma është në vendin e 12-të dhe Napoli në të 16-in, pa pasur as ulje as ngritje në këtë listë. Ndërkohë Interi është ngritur tre shkallë duke shkuar në vendin e 52-të, ndërsa Milani ende nuk po sheh dritë në fund të tunelit dhe mbetet pa lëvizuar në vendin e 76-të.
